Kim Kardashian mbledh të katër fëmijët e saj së bashku për postimin e ëmbël

Mediale Vip

Kim Kardashian mbledh të katër fëmijët e saj së bashku për postimin e ëmbël

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:59
Kim Kardashian

Ajo u shpall miliardere këtë javë.

Kim Kardashian kaloi pak kohë duke u përqendruar në atë që ka më shumë rëndësi këtë fundjavë, ajo zbuloi në faqen e saj në Instagram, shkruan Daily Mail.

Ylli televiziv 40-vjeçare postoi disa fotografi të ëmbla të vetes në divan me të katër fëmijët e saj – North, shtatë, Saint, pesë, Chicago, tre dhe Psalm, një.

“Mbërthyer fort, është zemra ime ku do të qëndroni ju. Nesër do të ju dua edhe më shumë se sot”, shkroi ajo në mbishkrim.

Kim po citonte një libër për fëmijë për baballarët dhe fëmijët, të quajtur Made For Me, shkruar nga Zack Bush dhe ilustruar nga Gregorio De Lauretis.

Postimet e saj të fundit vijnë vetëm disa ditë pasi ajo ndoqi hapat e Kanye dhe u fut për herë të parë në Listën e Miliarderëve Forbes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat