Princi Harry mbërrin në Britani të Madhe për varrimin e gjyshit të tij

Mediale Vip

Princi Harry mbërrin në Britani të Madhe për varrimin e gjyshit të tij

Më: 12 prill 2021 Në ora: 09:15
Princi Philip dhe Princi Harry

Princi Harry është kthyer në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.

Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti. Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të sjellë në jetë një vajzë, në fund të kësaj pranvere.

Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat