Si e priti mbretëresha vendimin e Meghan-it për të mos marrë pjesë në funeralin e të shoqit

Mediale Vip

Si e priti mbretëresha vendimin e Meghan-it për të mos marrë pjesë në funeralin e të shoqit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:16
Meghan Markle dhe mbretëresha Elizabeth II

Meghan Markle do të mungojë në funeralin e Princit Philip të shtunën pasi është në pritje të fëmijës së dytë, një vajzë, me burrin e saj Harry. Por si e ka pritur mbretëresha Elizabeth II vendimin e saj për të mos marrë pjesë në funeralin e gjyshit të së shoqit?

Mediat e huaja citojnë burime që janë shprehur se monarkja e kupton pse Harry duhej të udhëtonte në shtëpinë e tij në Britani vetëm. “Dihej që Harry do të kthehej në Angli për vdekjen e gjyshit”, tha burimi duke shtuar se Duka dhe Dukesha kanë qenë në kontakt me mbretëreshën.

Varrimi i Princit Philip do të bëhet me 17 Prill dhe Harry është tashmë në karantinë në Vilën Frogmore ku jetonte me Markle dhe Archie, konfirmoi një burim për Fox New. Udhëtimi për varrimin e Dukës së Edinburgut shënon vizitën e parë të Harry-t në shtëpi në më shumë se një vit.

Ai do të ribashkohet me vëllain e tij, Princ William dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore për të nderuar burrin e ndjerë të Mbretëreshës. Harry e nderoi të hënën të ndjerin duke thënë se do të mbahet mend si një ushtarak i nderuar dhe për përkushtimin e pashembullt ndaj gjyshes së tij.

“Gjysh, faleminderit për shërbimin tënd, përkushtimin për gjyshen dhe për të qenë gjithmonë vetvetja. Do të na mungosh shumë, por gjithmonë do të kujtohesh nga kombi dhe bota.  Meghan, Archie dhe unë (si dhe stërmbesa e ardhshme) do të të mbajmë në një vend të veçantë në zemrat tona.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat