“Lanë enët, pastron banjën’, e ëma tregon si është Rita Ora në shtëpi

Mediale Vip

“Lanë enët, pastron banjën’, e ëma tregon si është Rita Ora në shtëpi

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:40
Rita Ora dhe Vera Ora

Nëna e Rita Orës tregoi se si është këngëtarja jashtë skenës.

Nëna e këngëtares së njohur Rita Ora, Vera Ora, ishte e ftuar sot (e premte) në “Ftesë në 5”, në një intervistë virtuale.

Në këtë intervistë, Vera foli për largimin nga Kosova, vështirësitë për t’u përshtatur në vend të huaj dhe atë se si arriti të punësohet.

Ndër të tjera, ajo tregoi se Rita në shtëpi është si çdo vajzë normale dhe se e ndihmon atë rreth punëve të shtëpisë.

“Rita e di që në familje jemi normalë, ajo duhet të lajë enët, të pastrojë banjën. I them hajde më ndihmo dhe nuk e dalloj nga fëmijët e tjerë. Mundohem ta trajtoj sa më thjesht sepse edhe asaj i vlen pasi më tutje do të përballet edhe me një jetë normale e jo vetëm famë”, u shpreh ajo.

Sa i përket dashurisë, ajo tha se nuk i ndërhyn vajzës kur vjen puna në atë pikë.

“Nuk jap mendime direkte sepse nuk dua t’ja imponoj dhe nesër të mos jetë e lumtur. Ajo është e rritur dhe i merr vetë vendimet”, tha Vera.

Ajo mori edhe një video surprizë nga Rita, e cila u shpreh se po i mungon shumë nëna, ngase ka kohë që gjendet në Australi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat