Pse janë të gjithë në Dubai?

Mediale Vip

Pse janë të gjithë në Dubai?

Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Njerëz të njohur ose thjesht njerëz të zakonshëm që i ndjekim nëpër rrjete sociale mund të jenë duke shijuar disa ditë pushime në Dubai. Me gjasë ju ka rastisur që në kryefaqe nëpër Instagram ose Facebook të shihni dikë që pozon, teksa në sfond mbrapa duken qiellgërvishtëset karakteristike të metropolit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)

Dubai ka qenë gjithnjë një destinacion tërheqës për shumë njerëz, por duket se pandemia, teksa shumë vende kanë ndaluar mbërritjen e udhëtarëve, i ka dhënë një tjetër shtysë turizmit vendas.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Turizmi i Dubait po shkëlqen dhe jo krejt rastësisht. Vendi zgjodhi të mos jetojë në izolim, por të pranojë rreziqet mbizotëruese të pandemisë dhe të përpiqet t’i menaxhojë ato me kujdes. Në këtë mënyrë, Dubai është një nga më të preferuarit që prej korrikut të vitit 2020.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë si qëllim të vaksinojnë 50% të popullsisë në përfundim të këtij muaji, janë shprehur zyrtarët shëndetësorë. Ndërkohë vendi ka masa të rrepta sigurie në mënyrë që koronavirusi të mbahet në kontroll. Të gjithë udhëtarët kanë nevojë për një test negativ PCR të kryer jo më shumë se 72 orë para udhëtimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Gjithashtu duhet të kryejnë teste plotësuese kur mbërrijnë në aeroport. Përpos kësaj, maska është e detyrueshme në hapësirat publike (ndryshe dënohesh me më shumë se 800 dollarë).

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ARIANA (@arianafejzullahu)

Nëpër plazhe, restorante dhe qendra tregtare ka kontrolle të vazhdueshme. Tavolinat nëpër restorante mund të jenë të ndara me mburoja plastike dhe menutë janë online për të zvogëluar sipërfaqet e prekshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Nisur nga kjo qasje pozitive ndaj turistëve, shumë agjenci udhëtimesh po ofrojnë paketa turistike për në Dubai, çmimet e të cilave variojnë te plus/minus 500 euro për person (në varësi të paketës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat