Një rastësi e bukur, aktorja e famshme rrëfen takimin e parë me partnerin

Mediale Vip

Një rastësi e bukur, aktorja e famshme rrëfen takimin e parë me partnerin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:39
Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker

Ishte dashuri me shikim të parë për Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker. Si shumë çifte mes pandemisë, Vanessa u njoh për herë të parë me Cole përmes Zoom. Në një intervistë për Entertainment Tonight, aktorja 32-vjeçare rrëfeu se u nisën romancën e tyre nëntorin e kaluar.

“Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi në Zoom. Shumë rastësisht, po. Ai është thjesht perfekt për mua. Jam me të vërtetë e lumtur. Mendoj se është e rëndësishme të jesh mirënjohës për gjithçka që ke në jetë. Unë e kam bërë atë një përparësi dhe ndihem sikur thjesht magjia po ndodh më shumë.”, tha aktorja.

Dyshja e famshme konfirmuan lidhjen e dashurisë në Ditën e Shën Valentinit përmes një fotoje në rrjete sociale, ku shfaqeshin duke u puthur. Një vit më parë, aktorja hollivudiane i dha fund lidhjes 9 vjeçare me ish të dashurin Austin Butler.

Çifti i dha fund lidhjes 9-vjeçare në Janar të 2020-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat