Urimi i Megan Fox për Machine Gun Kelly i tha të gjitha për marrëdhënien e tyre!

Mediale Vip

Urimi i Megan Fox për Machine Gun Kelly i tha të gjitha për marrëdhënien e tyre!

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:28
Megan Fox, Machine Gun Kelly

Në muajin mars, këngëtari Machine Gun Kelly dhe aktorja Megan Fox u takuan për herë të parë në sheshxhirimet e një filmi në Porto Riko.

Takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më nga njëri-tjetri.

Madje, ata u shfaqën bashkë në publik për herë të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” , ku morën goxha vëmendje.

Pikërisht tre ditë pas daljes së tyre publike, mediat e huaja bëjnë me dije se Meghan ka firmosur divorcin nga parteri prej 10 vitesh, Brian Austin Green.

Por, nuk e dimë ç’po ndodh papritur me çiftin më të komentuar të momentit.

Teksa një natë më parë shijonte një darkë romantike me Megan Fox, Machine Gun Kelly është filmuar një natë më pas nga paparacët në shoqërinë e një vajze bionde.

Megjithëse po përpiqej të fshihej, këngëtari s’ka mundur t’i shpëtojë dot kamerave dhe s’dimë ç’shpjegim do të ketë për pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit.

As Megan dhe as Machine Gun Kelly s’kanë reaguar për pamjet e shkrepura jashtë një clubi nate në Los Angeles dhe nuk i kanë sqaruar fansat e tyre, por duket se janë sqaruar me njëri-tjetrin.

Machine Gun Kelly feston ditëlindjen dhe urimi i ëmbël i Megan Fox tregoi se marrëdhënia e tyre vazhdon të shkojë shumë mirë.

“Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im bjond”- ka shkruar ajo krahas pozës ku shfaqen dukr buzëqeshur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat