A flet shqip djali i Almeda Abazit dhe Tolgës?

Mediale Vip

A flet shqip djali i Almeda Abazit dhe Tolgës?

Më: 26 prill 2021 Në ora: 08:43
Tolga dhe Almeda

Modelja shqiptare dhe aktori turk u bënë prindër në vitin 2019, të një djali të cilin zgjedhën ta bekojnë me emrin Efehan.

Duke e ditur se modelja është e martuar me aktorin turk, Tolgën dhe jeton në Turqi ka shtuar kuriozitetin e ndjekësve për të pyetur se a flet edhe në shqip fëmija i tyre.

Përmes rubrikës Pyetje dhe përgjigje në Instagram, modelja është pyetur: ‘A flet Efehan shqip’?

Kësaj pyetje, Almeda iu ka përgjigjur teksa ka zbuluar se ka filluar tashmë të mësoj disa fjalë në gjuhën shqipe. ‘Ka mësuar të flasi disa fjalë edhe në shqip’, ka qenë përgjigjja e modeles.

Ndryshe, familjes së  Tolgahan Sayisman së shpejti do t’i shtohet edhe një anëtar i ri në familje pasi Almeda është shtatzënë për herë të dytë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat