Bill Gates merr propozimin për martesë nga këngëtarja e njohur serbe

Mediale Vip

Bill Gates merr propozimin për martesë nga këngëtarja e njohur serbe

Më: 6 maj 2021 Në ora: 13:05
Bill Gates, Neda Ukraden

Melinda dhe Bill Gates do të divorcohen pas 27 vitesh martesë. Pas këtij lajmi, atij i ka ardhur një propozim për martesë nga këngëtarja e njohur serbe, Neda Ukraden.

Ajo i bëri një koment në një nga postimet e tij në Instagram, duke i thënë me shaka se dëshiron të plaket me të.

Kujtojmë se lajmin e ndarjes e bëri të ditur vetë Bill Gates, i cili njoftoi nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”, tha Bill Gates.

Ky divorc, megjithëse mund të konsiderohet një nga më të shtrenjtit dhe më të kushtueshmit në histori, nuk është më i madhi. Ky titull i takon Jeff Bezos, themeluesit të Amazonës që ndau pasurinë prej 150 miliardë dollarësh me gruan e tij MacKenzie në vitin 2019, pasi u zbulua lidhja e tij me Lauren Sanchez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat