Cila e ëma dhe cila e bija?

Mediale Vip

Cila e ëma dhe cila e bija?

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:32
Genta Ismajli

Mes mesazheve të urimit për Ditën e Nënave nuk mungoi as ai i Genta Ismajlit. Këngëtarja e njohur ka ndarë në rrjete sociale foto me nënën e saj dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Në imazhet e publikuara, nënë e bijë duken si dy shoqe të ngushta.

Nëse Genta nuk do e kishte treguar, askush nuk do e besonte se zonja në foto është nëna e saj.

Ajo duket si 20-vjeçare dhe ka një ngjashmëri shumë të madhe me të bijën.

Image
Insta

“Gëzuar ditën e nënave Eca! Ti je njeriu më i buku, je bota për mua! Faleminderit për gjithçka që bën, të dua shumë! Gëzuar ditën e nënave gjithçkaja ime!”, ka shkruar Genta përkrah fotove me të ëmën.

Kujtojmë se Genta Ismajli ka 2 vite që jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk Usta. Pasi kjo lidhje u bë publike, në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme. Por e ftuar disa ditë më parë në emisionin “Rudina”, Genta tha se lajmet për shtatzëni nuk janë të vërteta dhe duket se aktualisht çifti janë duke shijuar dashurinë e tyre.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat