Bebe Rexha e kishte ndryshuar albumin pas infektimit të prindërve me COVID-19

Mediale Vip

Bebe Rexha e kishte ndryshuar albumin pas infektimit të prindërve me COVID-19

Më: 10 maj 2021 Në ora: 10:22
Bebe Rexha

Këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi e ka bërë të ditur lajmin se kishte vendosur ta ndryshojë albumin e saj, pasi prindërit iu infektuan me koronavirus.

Kantautorja 31-vjeçare kishte menduar se albumi “Better Mistakes” ishte finalizuar në vitin 2019, por pasi prindërit e saj u sëmurën gjatë pandemisë globale, ajo vendosi se ky incizim kishte nevojë për këngë më ritmike dhe energjike.

“Të qëndroja për një vit e gjysmë pa e lansuar albumin ishte një eksperiencë e vështirë dhe shumë zhgënjyese. Të gjitha këngët e këij projekti e përmbanin një tingull të ngjashëm, por teksa e dëgjoja me vëmendje gjatë pandemisë së koronavirusit, vura re se kishte nevojë për këngë më ritmike që të bënin të vallëzoje. Thjeshtë nuk mund t’i dëgjoja më ato këngë pikëlluese sepse bota tani gjendej në një situatë krejtësisht ndryshe”, citohet të ketë hënë Rexha për gazetën “The Sun”.

Prindërit e këngëtares, Bukurije dhe Flamur Rexha, tani janë shëruar nga COVD-19, por kjo eksperiencë duket se e ka bërë Beben të jetë më mirënjohëse dhe e dhembshme.

“Qysh në fillim të karantinës prindërit e mi u sëmurën keq nga koronavirusi, dhe kjo eksperiencë ishte shumë e frikshme për mua. Nëna ime ende vuan nga pasojat e COVID-19 dhe ka probleme me zemër dhe mushkëri, ngase ishte vërtetë shumë e sëmurë. Por, nga e gjithë kjo eksperiencë kam mësuar të jem më mirënjohëse dhe e dhembshme me njerëzit që më rrethojnë, dhe të mos e marr jetën si të mirëqenë”.

Bebe Rexha e publikoi albumin e katërt të incizuar në studio, “Better Mistakes”, të premten e kaluar. Projekti i përfshinë gjithsej 13 këngë të reja, disa prej së cilave janë publikuar në versionin audio dhe të tjerat këngëtarja i solli me videoklip për të gjithë fansat e saj.

Kënga e fundit e lansuar në të njëjtën ditë me albumin titullohet, “Break My Heart Myself”, dhe vjen në bashkëpunim me bateristin e grupit rok “Blink 182”, Travis Barker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat