Beqare apo jo? Deklarata e fundit Angelina Jolie i tha të gjitha!

Mediale Vip

Beqare apo jo? Deklarata e fundit Angelina Jolie i tha të gjitha!

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:14
Angelina Jolie

Ylli i kinematografisë, Angelina Jolie është përfshirë në një betejë ligjore me Brad Pitt për 6 fëmijët e tyre prej 5 vitesh. Në 2016-n ata të dy ndanë rrugët e tyre përgjithmonë dhe ndarja vazhdon të jetë shumë e vështirë për aktorët.

Së fundmi në një intervistë për “E! News” ajo ka folur rreth mundësive për të gjetur një mashkull tjetër, që nga ndarja me Brad Pitt ku bëri shaka me statusin e saj.

“Kam një listë të gjatë. Kam qenë e vetme për një kohë. Unë kam gjashtë fëmijë. Sigurisht, kur zgjohem në mëngjes unë shikoj nëse fëmijët e mi janë në rregull”, tha Jolie.

Kujtomë se para pak ditësh u tha se Angelina ka nisur një romancë të re me muzikantin amerikan të njohur si DJ Diplo.

Një burim anonim pretendoi se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një takim në Los Angeles. Për më tepër, spekulimet u forcuan nga DJ, i cili publikoi fotografi dhe në këto imazhe shihej edhe Angelina. U tha gjithashtu se aktorja ua ka prezantuar DJ gjashtë fëmijëve të saj, të cilën kanë raporte të mira me Diplo.

Me deklaratën e fundit, aktorja u ka dha fund një herë e mirë këtyre zërave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat