Do mbajë emrin e gjyshit të ndjerë? Ja si mund të quhet vajza e Harryt dhe Meghan

Mediale Vip

Do mbajë emrin e gjyshit të ndjerë? Ja si mund të quhet vajza e Harryt dhe Meghan

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:44
Princ Harry dhe Meghan Markle

Anëtarja më e re e familjes mbretërore britanike pritet të vijë në jetë në verë, dhe ndërkohë kanë nisur spekulimet se si Meghan Markle dhe Princ Harry do ta quajnë vajzën e tyre.

Pas vdekjes së Princit Philip muajin e kaluar, faqja e lojërave të fatit në Angli, ‘Ladbrokers’, ka parashikuar se çifti do ta quajë vogëlushen Philippa.

Fansat besojnë se Duka i Sussex-it do të nderojë gjyshin e ndjerë dhe do t’i vendosë emrin e Dukës së Edinburgut, në titullin e vajzës së tij.

Jessica O’Reilly nga ‘Ladbrokers’ tha: “Fansat mbretërorë gjithnjë e më shumë shpresojnë që Harry dhe Meghan do të vendosin emrin e vajzës së tyre Philippa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat