Dua josh me foto në robdishan nga prapaskenat e “Brit Awards”

Mediale Vip

Dua josh me foto në robdishan nga prapaskenat e “Brit Awards”

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:38
Dua Lipa

Dua vazhdon të ndajë fotografi nga paraqitja e saj në “Brit Awards”.

Në edicionin e sivjetmë në “Brit Awards” nuk mungoi këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Madje, artistja nga kjo ceremoni është kthyer në shtëpi me dy trofe, përfshirë edhe atë për çmimin kryesor të mbrëmjes “Albumi më i mirë i vitit”.

Në fotografinë e fundit, Dua solli të tjera pamje nga prapaskenat e “Brit Awards”, ku u shfaq e veshur me robdishan, teksa ishte ulur në një karrige.

“Sa më të mëdha flokët, aq më afër Zotit”, shkruan Dua, e cila po priste t’i rregullonte flokët për ceremoni.

Kujtojmë se Dua Lipa së fundi ka shënuar sukses me këngën “Levitating”, e cila ka kaluar shifrën prej 200 milionë klikimesh në YouTube.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat