Shqipja dhe Tea, dy konkurrentet e para të “Big Brother Vip”, zbulohet edhe prezantuesja

Mediale Vip

Shqipja dhe Tea, dy konkurrentet e para të “Big Brother Vip”, zbulohet edhe prezantuesja

Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:55
Tea dhe Shqipja

Top Channel ka konfirmuar dje se kanë nisur përgatitjet për “Big Brother Vip” dhe ende pa u publikuar shumë detaje nga ‘reality show’ kanë nisur lajmet e para dhe kuriozitete.

Kurioziteti i parë ishte se kush do ta prezantojë dhe sipas aludimeve të para, është Arbana Osmani ajo së cilës i është besuar drejtimi i këtij spektakli.

Deri tani mësohet se dy prej konkurrenteve “vip” janë ish-konkurrentet e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni – dy nga vajzat më të diskutuara të muajve të fundit.

Nuk dihet ende nëse do të ketë konkurrentë të tjerë nga “Përputhen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat