“Ishte më traumatike se vetë lindja”, modelja rrëfen eksperiencën e vështirë pasi u bë mama

Mediale Vip

“Ishte më traumatike se vetë lindja”, modelja rrëfen eksperiencën e vështirë pasi u bë mama

Më: 21 maj 2021 Në ora: 08:44
Ashley Graham, Isaac

Ashley Graham ka rrëfyer eksperiencën e vështirë me të cilën është përballur pasi u bë nënë për herë të parë. Gjatë një interviste për “Parents”, modelja tregoi se u përball me rënien drastike të flokëve katër muaj pasi solli në jetë djalin, Isaac, të cilin e mirëpriti në janar të 2020-ës.

Këtë problem, modelja e përshkroi si më traumatike se vetë lindja.

“Ka qenë diku rreth 4 muaj pas lindjes. E gjithë pjesa e flokëve rreth ballit më ranë dhe për mua kjo ishte traumë. Më shumë se vetë lindja e djalit. Nuk dija ç’të bëja sepse flokët vetëm më binin. Pastaj kuptova që është diçka që ndodh.“, u shpreh Ashley.

Pavarësisht nga sfidat pas lindjes, modelja tha se ardhja në jetë e vogëlushit ishte një bekim.

“Shpërblimet janë të përditshme. Isaku na sjell kaq shumë gëzim, vetëm duke e parë atë duke u rritur dhe mësuar. Ai është kaq kureshtar, kaq kurioz. Ai është një aventurier i madh.”, tha modelja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat