‘Versioni’ i ri i Sonit dhe Florit, 14 vjet më pas fansat kërkojnë rikthim

Mediale Vip

‘Versioni’ i ri i Sonit dhe Florit, 14 vjet më pas fansat kërkojnë rikthim

Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:31
Soni dhe Flori

Kush nuk e mban mend hitin e Këngës Magjike 2007, “Fluturimi 3470”, dhe interpretimin e Soni Malajt dhe Flori Mumajesit? Kënga që u pëlqye nga të gjithë e u vlerësua me çmimin e dytë të festivalit, veç çmimit si kënga hit, dëgjohet e interpretohet edhe sot me po të njëjtin emocion… Ndonëse pas saj, “një shpirt i lodhur ende pret…”

Asokohe, Flori merrte pjesë me disa projekte muzikore, si në shumicën e edicioneve të ardhshme të Këngës Magjike: “Jemi shumë të emocionuar për çmimet. Nuk dimë ç’të themi dhe nuk mund të themi se kush mbart më shumë emocione. Pa dyshim që çmimet janë një stimul, por e rëndësishme për ne është që kënga jonë është cilësuar si kënga hit, dhe kjo do të thotë që ‘Fluturimi 3470’ është vlerësuar shumë si nga publiku, edhe nga artistë që na votuan për të qenë në vendin e dytë” – u shprehën pas çmimit Soni dhe Flori. Por pas atij viti, nuk pati më asnjë bashkëpunim.

Deri sot, 14 vjet më pas. Soni vjen me një baladë të ndjerë nga Flori Mumajesi dhe Threedots, “Versioni im” dhe është e lumtur që kënga është pëlqyer shumë. Jo vetëm për emocionin, interpretimin, muzikën, por edhe sepse, siç ka thënë ajo, “Versioni im” ishte si një “kostum” i krijuar për të.

Pak orë para finales së edicionit të 22-të të Këngës Magjike, Soni ka postuar 3 foto në llogarinë e saj në Instagram, një prej të cilave edhe me Flori Muamajesin.

Kaq u desh që fansat të shpërthejnë me komente për dyshen që është rikthyer sërish bashkë në muzikë, pas shumë viteve, por njëkohësisht janë të shumtë në numër edhe ata që u kërkojnë dy artistëve një rikthim edhe në dashuri, pse jo?

“Sa bukur dukeni bashkë…”

“Shkon shumë me Florin…”

“O Zot, sa shkoni me Florin, kënaqësi t’ju shoh prapë bashkë…”

“Soni _Flori ? sa shkoni bashkë. Rikthimi edhe në dashuri do ish mrekulli! Zoti ju bekoftë”

Janë vetëm disa nga komentet e fansave e të dy artistëve, të cilët, këtë herë janë bërë bashkë duke u uruar Sonit dhe Florit suksese në finalen e sotme dhe, pse jo, edhe jashtë bashkëpunimit në muzikë…  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat