Arrestohet reperi, një ditë pasi publikoi albumin e ri

Mediale Vip

Arrestohet reperi, një ditë pasi publikoi albumin e ri

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:06
Polo G

Reperi i njohur, Polo G, është arrestuar të shtunën në Majami , vetëm një ditë pas publikimit të albumit të tij të fundit.

Këngëtari i cili quhet Taurus Bartlett akuzohet për mos respektim të zyrtarit policor dhe kanosje ndaj tij gati me dhunë.

22 vjeçari thuhet se është liruar nga qendra e paraburgimit në të cilën ishte, shkruan People.

Ai së pari ishte ndaluar pasi kishte shkelur rregullat e trafikut dhe më pas kishte filluar të fjalosej me policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat