Ngriten dyshime për rikthim të lidhjes mes Angelia Jolie dhe ish-bashkëshortit

Mediale Vip

Ngriten dyshime për rikthim të lidhjes mes Angelia Jolie dhe ish-bashkëshortit

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:26
Angelina Jolie dhe Jonny Lee Miller

Angelina Jolie është parë duke hyrë në ndërtesën ku jeton ish-bashkëshorti i saj, Jonny Lee Miller, në Brooklyn të New Yorkut.

Vizita e saj në këtë ndërtesë ka nxitur spekulimet se aktorja e famshme hollivudiane mund të ketë rinisur një lidhje me Millerin.

Paparacët kanë kapur momentin kur Angelina 46-vjeçare, e veshur me një pallto të gjatë dhe sandale, mbante në dorë një shishe verë derisa hynte në ndërtesën ku jeton Miller dhe tek pas tri orësh ka dalë nga aty.

Të nesërmen në mëngjes është vërejtur edhe Miller duke dalë nga ndërtesa.

Miller dhe Jolie kanë pasur në të kaluarën një lidhje shumë të fortë. Pasi kishin xhiruar së bashku për filmin “Hackers” në vitin 1995, dyshja kishte rënë në dashuri dhe ishin martuar në vitin 1996. Kjo martesë pati ngjallur shumë thashetheme, pasi atëkohë, Jolie ishte vetëm 20 vjeç.

Mirëpo, martesa mes tyre nuk zgjati shumë, pasi në shtator të vitit 1997 ata u ndanë për shkak se puna i detyroi që të jetonin në dy kontinente të ndryshme. Ndërkaq, në vitin 1999 edhe u divorcuan zyrtarisht.

Ndonëse Jolie dhe Miller patën mbetur shokë edhe pas ndarjes, aktorja kishte shprehur shumë herë keqardhjen për përfundimin e kësaj martese.

Në një intervistë për “B Magazine” më vitin 2014, Jolie kishte deklaruar se divorci nga Milleri ishte gjëja më e shëmtuar që kishte bërë ndonjëherë dhe e kishte përshkruar atë si një njeri me të cilin asnjëherë nuk kishte pasur probleme.

Që pas divorcit, Jolie dhe Miller kanë pasur edhe martesa të tjera por që tani, të dy janë beqarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat