Ermali i ka ftuar në film, pse i kanë refuzuar rolet Ami dhe Joeli?

Mediale Vip

Ermali i ka ftuar në film, pse i kanë refuzuar rolet Ami dhe Joeli?

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:09
Ermali dhe Ami

Meqenëse Ermali në produksionet e tij ka gjetur e shfrytëzuar hapësira për të pasur në grupin e aktorëve personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit, natyrshëm të shkon në mendje se një ofertë mund t’i kishte bërë edhe Amit, bashkëshortes së tij apo edhe Joelit, të birit. Ky i fundit, me natyrën që ka, është gati të bëhet aktor (si i ati), vetëm se ka dëshirë t’i zgjedhë rolet që do të luajë.

E ftuar në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, për të folur për sipërmarrjen e saj të re, për lidhjen me televizionin apo për disa sekrete të jetës private, Ami ndau me të gjithë edhe disa detaje për produksionet e Ermalit dhe ftesat që ai u ka bërë anëtarëve të familjes. Siç tha Ami, Ermali i ka bërë ftesë të jetë pjesë e filmave të tij, por ajo i ka refuzuar dhe e dini pse?

"Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme".

Ndërsa Joelit, ndryshe nga e ëma, i pëlqen të jetë pjesë e produksionit ku punon i ati, por problemi ishte tek roli: “Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, – tregoi Ami.

Kështu, anëtarët e familjes kanë pasur arsye të forta që i kanë refuzuar rolet: ose duan role të forta dhe që i shkojnë për shtat temperamentit të tyre, ose nuk bëhen pjesë fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat