Ja si e fitoi gjyqin i ati i Britney Spears!

Mediale Vip

Ja si e fitoi gjyqin i ati i Britney Spears!

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 06:41
Jamie dhe Britney Spears

Të gjithë u çuditen sesi arriti babai i Britney Spears të fitonte gjyqin, që i refuzoi sërish të bijës shkëputjen prej tutelës së tij.

Edhe pse është 39 vjeç, këngëtarja nuk është e lirë të jetojë ashtu siç dëshiron, për shkak të kontrollit të të atit, që vazhdon prej 13 vjetësh.

Kujdestarja personale e Britney Spears, Jodi Montgomery, thotë se Jamie Spears e ka vjedhur të bijën. Në dokumentet e depozituara në gjykatën e Los Angeles, thuhet se Jamie përdori 2 milionë dollarë të Britney-t për të mbrojtur veten.

“Nuk është sekret që vajza e vet ka një jetë që kërkon të çlirohet prej tij”, ka shkruar Montgomery që kërkon të marrë kujdestarinë e vetme të Britney-t.

Edhe vetë Britney këtë synon, të mbetet vetëm nën kujdesin e Jodi-t.

Jamie Spears menaxhon pasurinë dhe karrierën e të bijës prej më shumë se një dekade, dhe nuk e lejon të martohet përsëri e të ketë fëmijë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat