Leonita shpërndan fotografi të përbashkët me Xhakën

Mediale Vip

Leonita shpërndan fotografi të përbashkët me Xhakën

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:26
Graniti dhe Leonita

Gruaja e Granit Xhakës, Leonita, e ka publikuar një fotografi të përbashkët me lojtarin e mirënjohur, të cilin e ka quajtur mikun më të mirë dhe dashurinë e jetës.

“Bashkëshorti, miku im më i mirë, dashuria e jetës time, Granit Xhaka”, është përshkrimi i fotografisë.

Futbollisti i famshëm shqiptar dhe partnerja e tij në muajin prill u bënë prindër për herë të dytë.

Ata mirëpritën në jetë një tjetër vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Laneya.

Leonita dhe Graniti përndryshe janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Ayana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat