Romanca, çfarë mendimi kanë për këtë fëmijët e Jennifer dhe Ben Affleck?

Mediale Vip

Romanca, çfarë mendimi kanë për këtë fëmijët e Jennifer dhe Ben Affleck?

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:43
Jennifer dhe Ben Affleck me femijet

Pas ndarjes së bujshme me Alex Rodriguez, J.Lo ka nisur një romancë me ish-in e saj, aktorin Ben Affleck. Pas shumë aludimeve, kjo gjë është konfirmuar nga imazhet e shumta ku ata shfaqen së bashku.

Por çfarë mendojnë fëmijët e çiftit për romancën e re të tyre?

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se fëmijët e J.Lo kanë filluar të mësohen me idenë e të pasurit një njeri tjetër në jetën e nënës së tyre. Momentalisht ata po kalojnë më shumë kohë me babin dhe ndodhen larg të ëmës, por mësohet se deri tani nuk kanë pasur asgjë kundër partnerit të ri të mamasë së tyre. Binjakëve të artistes do t’u duhet më shumë kohë, sepse ata u lidhën shumë me Alex dhe dy vajzat e tij.

Nga ana tjetër, thuhet se fëmijët e Ben Affleck janë të qetë dhe shumë të kënaqur me partneren e re të babait.

Dyshja kanë rënë dakord që të mos martohen sërish. Burimet pranë tyre thonë se ata ndajnë të njëjtat mendime dhe nuk e shohin si diçka të nevojshme një fejesë apo martesë.

“Ata janë ingranuar shumë në jetën e tyre dhe në familje, por nuk ndjejnë nevojën për t;u fejuar ende apo për tu martuar. Ata kanë qenë të dy të martuar dhe nuk e shohin si diçka të domosdoshme. Ata të dy janë shumë të sigurt në marrëdhëniet e tyre dhe Ben e adhuron atë. Kjo lidhje është e thënë të ndodhi dhe të gjithë rreth tyre mendojnë se ata janë një dyshe perfekte”, ka thënë burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat