“Më e mirë e ëma se e bija”, Veliaj komplimenton nënën e Duas

Mediale Vip

“Më e mirë e ëma se e bija”, Veliaj komplimenton nënën e Duas

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:48
Anesa Lipa dhe Erion Veliaj

Dua po vazhdon qëndrimin e saj në Tiranë.

Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, Dua Lipa dhe ekipi që po e shoqëron janë takuar edhe me Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës..

Dhe, Veliaj iu ka bërë edhe dhurata derisa nuk ka munguar edhe ajo për nënën e Duas.

Kryetari i Tiranës kur i ka dhënë dhuratën edhe e ka komplimentuar Anesa Lipën duke i thënë: “Më e mirë e ëma, se sa e bija”.

Përndryshe, bashkë me Duan sot ishte edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid vëllai i motrave Bella dhe Gigi Hadid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat