Fakte rreth Spiderman-it

Mediale Vip

Fakte rreth Spiderman-it

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 06:39
Ilustrim

1- Në skenën e drekës për Festën e Falenderimeve, Peter Parker dhe Norman Osborn kanë veshur ngjyrat e kostumeve të kundërshtarëve të tyre. Peter është veshur me jeshile, ndërsa Norman me të kuqe dhe blu. Harry Osborn, tregon neutralitetin e tij në këtë marrëdhënie duke i veshur të tre ngjyrat ( jeshile, blu dhe të kuqe )

2- Besojeni ose jo, por janë bërë audicione edhe për merimangat. Regjizori dëshironte që të kishte merimangën perfekte në skenën kur ajo pickon Peter Parker, ndaj vendosi që të bënte audicione. Ato kërkonin një merimangë si Vejusha e zezë, dhe meqë nuk përdornin dot një të tillë sepse ishte e rrezikshme, gjetën një shumë të ngjashme me të.

3- Dr. Octopus, i luajtur nga Alfred Molina i quajti tentakulat e tij mekanike: Larry, Harry, Flo dhe Moe.

4- Në skenën në shkollë ku Peter kap Mary Jane dhe tabakanë e saj, nuk janë përdorur efekte speciale. Dora e tij ishte e ngjitur me tabakanë në mënyrë që ta realizonte skenën sa më mirë.

5- Rolin e Spiderman mund ta luante edhe James Franco ose Heath Ledger.

6- Në 1990, James Cameron mund të bënte një version të tij të Spiderman.

7- Rolin e Green Goblin mund ta luante edhe Nicolas Cage ose John Malkovich.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat