“Gocat në Kosovë e Shqipëri përfundojnë me burra të vjetër”

Mediale Vip

“Gocat në Kosovë e Shqipëri përfundojnë me burra të vjetër”

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 10:20
Robert Berisha

Këngëtari Robert Berisha ka prekur edhe një fenomen që ndodh rëndom së fundmi në rininë shqiptare.

Ai ka komentuar faktin që vajzat e reja në Kosovë dhe Shqipëri përfundojnë në një marrëdhënie me burra të vjetër dhe nga pikëpamja e tij, ka dhënë një arsye pse ndodh kjo.

Sipas Robertit, kjo ndodh pasi vajzat rriten pa dashurinë e babait.

“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100%”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat