Prezantoi albumin e fundit, Kanye West kritikohet për këtë arsye

Mediale Vip

Prezantoi albumin e fundit, Kanye West kritikohet për këtë arsye

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:10
Kanye West

Të premten, Kanye West prezantoi albumin e tij më të fundit “Donda” në një event që u mbajt në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta. Por reperi është kritikuar për shkak të çmimeve të kripura që përfshinte menuja e eventit. Në rrjet qarkulluan me shpejtësi disa foto, ku një hot-dog kushtonte 40$ apo biskota dhe ëmbëlsira 45$.

Ofronte gjithashtu kokoshka të ëmbla dhe të kripura për 35 dollarë dhe një shportë me ‘snack’ për 65 dollarë. Kaq mjaftoi që përdoruesit e rrjeteve sociale të shpërthenin ndaj reperit me komente e disa dolën në mbrojtje të tij.

Image

“Kanye di shumë mirë si të të bëjë të ndihesh i varfër,” shkroi një përdorues.

“Tashmë kuptohet pse ai i dha për donacion biletat…iu rikthyen përsëri mbrapsht”, shkroi një tjetër. Kjo nuk është hera e parë që reperi kritikohet për diçka të tillë. Në vitin 2019, ai u kritikua për çmimet e ushqimeve në një event në Baton Rouge, Luiziana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat