Sabri Fejzullahu u shpreh zemërthyer dhe shumë i pikëlluar për viktimat në Kroaci

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu u shpreh zemërthyer dhe shumë i pikëlluar për viktimat në Kroaci

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:59
Sabri Fejzullahu

Aksidenti në Kroaci me udhëtarë kosovarë ka prekur popullin shqiptar.

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë të cilët po udhëtonin nga Gjermania drejt vendlindjes, dhe aty gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

Ndër ta është edhe Sabri Fejzullahu i cili u shpreh zemërthyer dhe shumë i pikëlluar kur hyri në Instagram për të shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat