Ledri tregon për herë të parë njohjen me Sarën

Mediale Vip

Ledri tregon për herë të parë njohjen me Sarën

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:19
Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Ledri Vula ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin radiofonik “Pardon My French”, në Top Albania Radio. Ai zbuloi disa detaje të reja për lidhjen me Sarën, duke nisur nga fakti që kanë 3 vite bashkë, edhe pse të gjithë e morëm vesh para 1 viti, si konfirmim zyrtar

“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim”, tregoi Ledri.

Ndërsa më tej rrëfeu me emocion si e mori vesh lajmin e shtatzënisë.

“Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat