Gjon’s Tears pjesë e albumit të Arilena Arës?

Mediale Vip

Gjon’s Tears pjesë e albumit të Arilena Arës?

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 21:49
Arilena dhe Gjon Tears

Diçka e madhe po vjen.

Një super projekt mes dy artistëve të mëdhenj shqiptar është rrugës, lajmin për të cilin e dhanë vetë protagonistët.

Flasim për Arilenën dhe Gjon’s Tears të cilët i kanë bërë bashkë forcat dhe do lëshojnë bombën në skenë me projektin e ri i cili do jetë pjesë e albumit të Arilenës.

Arilena Ara ka kohë që ka paralajmëruar albumin e saj i cili do të quhet “Pop Art”, e pjesë e këtij albumi do jetë edhe Gjon Muharremi.

Rikujtojmë se Gjon’s Tears është djali nga Suhareka i cila me vokalin e tij të fuqishëm i solli sukses të madh Zvicrës në festivalin “Eurovizion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat