Vildane Zeneli, Nora dhe Era Istrefi, darkë në shtëpinë e Eroll Belegut

Mediale Vip

Vildane Zeneli, Nora dhe Era Istrefi, darkë në shtëpinë e Eroll Belegut

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:49
Era Istrefi, Vildane Zeneli, Nora dhe Eroll Belegu

Këngëtaret e estradës nuk e kanë zbuluar arsyen e takimit.

Por duke e ditur se e kanë një shoqëri shumë të mirë, sigurisht se janë takuar për qejf.

Ishte, Eroll Belegu ai i cili ka publikuar një imazh në profilin e tij zyrtar në Instagram ku krahas Erës dhe Norës është edhe modelja, Vildane Zeneli.

“Mysafirët e mija shumë të veçanta nga Prishtina, Londra dhe New Yorku. Duke darkuar në shtëpinë time me shoqet e mia të dashura: Nora Istrefi, Era istrefi, Vildane Zeneli! Secila prej tyre unike në mënyrën e vet hyjnore”, ka shkruar ai në përshkrimin e postimit.

Kujtojmë se shoqëria mes Norës, Erës dhe Erolldit vjen edhe nga fakti se të tre jetojnë në të njëjtën lagje private të kryeqytetit, Marigona Rezidencë.

Ndryshe, Era dhe Nora së fundmi janë rikthyer nga pushimet në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat