Nelly i jep fund lidhjes me Shantel Jackson

Mediale Vip

Nelly i jep fund lidhjes me Shantel Jackson

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 00:57
Nelly dhe Shantel Jackson

Duket se Nelly dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, Shantel Jackson, kanë ndarë rrugët përfundimisht.

Reperi amerikan thuhet se është ndarë nga partnerja pas gjashtë vitesh dhe kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale.

Çifti, të cilët filluan lidhjen në 2014, aktualisht janë vetëm ‘miq’ sipas Jackson, 37 vjeçare.

Modelja konfirmoi se u nda nga ylli i “Just a Dream”, 46 vjeç, përmes një komenti të bërë të shtunën në Instagram.

E njëjta ndau një seri fotografish nga tapeti i kuq dhe një pyetje drejtuar saj ishte nëse janë akoma bashkë me Nellyn.

“Jo nuk jemi, jemi vetëm miq”, ka qenë përgjigja e Shantel.

Nelly nga ana tjetër shquhet për lidhjet e tij të dashurisë e po ashtu edhe për aferat e ndryshme.

Në 2018, ai u padit nga një grua britanike e paidentifikuar për një sulm seksual dhe kjo nuk ishte e vetmja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat