Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht dy beqarë!

Mediale Vip

Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht dy beqarë!

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:37
Bill dhe Melinda Gates

Bill dhe Melinda Gates nga sot janë zyrtarisht të divorcuar.

Lajmi u bë i ditur nga ‘TMZ’ që ka arritur të ketë informacion të saktë mbi dokumentet përmbyllëse të divorcit.

Asnjë prej dy ish-partnerëve nuk do ketë detyrime pas martesës ndaj njëri-tjetrit dhe Melinda nuk do heqë dorë nga mbiemri i ish-bashkëshortit.

Të gjitha të mirat e përbashkëta të çiftit janë ndarë si pas ‘kontratës së ndarjes’, që u firmos prej tyre që në momentin kur u mor vendimi ndarjes.

Siç është zbuluar më herët, pasuria e Bill që kap vlerën 130 miliardë dollarë, ndahet me Melindën, e cila do ketë në emër të saj 65 miliardë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat