Hajdutët vjedhin BMW-në e Tom Cruise gjatë xhirimeve të “Mission: Impossible 7”

Mediale Vip

Hajdutët vjedhin BMW-në e Tom Cruise gjatë xhirimeve të “Mission: Impossible 7”

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:47
Tom Cruise

Tom Cruise ka humbur sendet e tij me vlerë mijëra paund pasi hajdutët morën BMW-në e truprojës së tij prej 100,000 paundësh. Ylli i filmit, 59 vjeç, aktualisht është në Mbretërinë e Bashkuar duke xhiruar “Mission: Impossible 7”, raporton “Daily Mail”.

Hajdutët përdorën një skaner për të klonuar sinjalin e ndezjes së automjetit gjatë kohës që ai ishte parkuar jashtë “The Grand Hotel”, në Birmingham. Një burim tha:

“Tom ka udhëtuar me këtë makinë gjatë kohës që po qëndron në Birmingham dhe disa nga bagazhet dhe gjërat e tij ishin brenda automjetit kur hajdutët e morën. Makina është gjetur nga policia, sepse ishte e pajisur me një pajisje elektronike gjurmuese, por gjithçka brenda saj ishte zhdukur”.

Truproja përgjegjëse për stafin e sigurisë së Tom-it thuhej se kishte zbuluar që makina mungonte herët në mëngjes, të mërkurën.

Të brendshmit thanë se hajdutët ishin në gjendje të vidhnin makinën vetëm pak minuta pasi ajo u parkua jashtë hotelit. Thuhet se Tom po filmonte skena për filmin e suksesshëm në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atwell në atë kohë.

BMË mendohet të mos ketë qenë në një parking të sigurt makinash, të mbrojtur nga barrierat që rekomandohen nga hoteli.

Kompania e “BMW” i dha një tjetër makinë identike aktorit brenda disa orësh pas vjedhjes.

Xhirimet e “Mission: Impossible 7” thuhet se u ndaluan përsëri në qershor për shkak të një testi pozitiv të Covid. Anëtarët e stafit pretendonin se personi i infektuar mund të ishte Tom. Pavarësisht se nuk ka asnjë provë që e vërteton këtë, mungesa e Tom në xhirime është një faktor që ngre dyshimet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat