Ditë e veçantë për Dua Lipën

Mediale Vip

Ditë e veçantë për Dua Lipën

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 01:03
Dua Lipa

Dua Lipa ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe sot konsiderohet një prej artisteve më të famshme në botë.

Sukseset e saj po shtohen dita ditës, e 26-vjeçarja nuk e ka ndërmend të ndalet, duke vazhduar me lansimin e projekteve të shumta muzikore.

Kënga e saj e fundit “Demeanor” që erdhi në bashkëpunim me Pop Smoke, u lansua në fund të korrikut dhe ishte një tjetër sukses i saj, me 8.7 milionë klikime vetëm në kanalin YouTube.

Image

Por, një tjetër këngë që konsiderohet një prej hiteve të saj më të mëdha është “Electricity”, që sot ka përvjetorin e tretë që kur u publiku për herë të parë.

Këtë sukses e ka shënuar artistja shqiptare duke ndarë disa postime në InstaStory për të rikujtuar këtë projekt.

“Electricity” erdhi në bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson, me 483 milionë transmetime në Spotify, qëndroi në pozitën e parë në “US Dance Club Songs Chart”, dhe i dhuroi artistes çmimin Grammy në kategorinë “Best Dance Recording”.

“Electricity” është gjithashtu një nga këngët e Dua Lipës me mbi 150 milionë shikime në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja gjatë kësaj vere ka shijuar pushimet së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid, në Jug të Shqipërisë, ku edhe ka sjellë imazhe të ndryshme në Instagram, që u konsideruan si një promovim i madh për turizmin shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat