2 Ton gjobitet nga Policia, kjo është arsyeja

Mediale Vip

2 Ton gjobitet nga Policia, kjo është arsyeja

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 10:35
2 Ton

Reperi i njohur shqiptar 2 Ton, u ka treguar së fundmi fansave të tij se ka marrë një gjobë nga Policia e Kosovës.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ai ka shfaqur tiketën e policisë, e cila erdhi si pasojë e mos-respektimit të masave anti-COVID.

Reperi nga Ferizaj ka thyer rregullat, duke dalë me veturë gjatë orës policore (pas 21:30), për çka edhe është dënuar nga policët.

Pasi publikoi imazhin e gjobës, 2 Ton shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetarë i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën.

“Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”, ka shkruar 31-vjeçari në InstaStory.

Përndryshe, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli, ka qenë mjaft aktiv gjatë verës, duke publikuar dy projekte muzikore “Corazon” dhe “Qika”, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Ai vazhdon të punojë në studio për projektet e reja, gjersa si shumë kolegë të tij, ai është detyruar të pezullojë mbajtjen e koncerteve, shkaku i gjendjes së rënduar nga pandemia. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat