Disa mënyrat si ta mbroni shëndetin mendor kur njoftoheni me dikë përmes internetit

Mediale Vip

Disa mënyrat si ta mbroni shëndetin mendor kur njoftoheni me dikë përmes internetit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Njoftimet në internet mund të shkaktojnë një sërë emocionesh, nga pritja e deri tek eksitimi.

Mund të jetë e mrekullueshme të takosh njerëz të rinj dhe të fillosh marrëdhënie të reja, por aplikacionet dhe faqet e takimeve gjithashtu mund të krijojnë ndjenja të pasigurisë dhe të tilla të refuzimit.

Është vlerësuar se rreth një në katër të rritur vuajnë nga një formë e problem të shëndetit mendor për shkak të njohjes online.

Takimet janë emocionuese dhe studimet kanë treguar se kur ndodhin takimet pas bisedave në internet, ndodh një lëshim i shtuar hormoneve, shkruan The Sun.

Ekspertët thonë se nëse ndjeni trishtim të madh, atëherë në të vërtetë mund të kërkoni vërtetim përmes aplikacionit tuaj të takimeve.

Nëse jeni të varur nga çdo mesazh i dikujt, pajtoheni me të dhe veproni sipas asaj që thonë atëherë kjo është një shenjë treguese e një dinamike të fuqisë që mund të bëhet e dëmshme. Në këtë rast duhet të mundoheni të jeni më të distancuar.

Ballafaqimi me refuzimin mund të jetë i vështirë pasi shumë prej nesh prezantojnë versionin më të mirë të vetes në internet, prandaj është e rëndësishme të shëroheni nga refuzimi para se të filloni të njihni një partner të ri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat