Kanye West ndryshon zyrtarisht emrin e tij në “Ye”

Mediale Vip

Kanye West ndryshon zyrtarisht emrin e tij në “Ye”

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 00:43
Kanye West

Ai nuk është Kanye, është “Ye”.

Një gjykatës në Los Angeles miratoi sot një peticion të reperit Kanye West për të ndryshuar zyrtarisht emrin e tij për t’u njohur thjesht si “Ye”, pa mbiemër.

Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Angelesit, Michelle Williams Court, i dha përgjigje reperit, i cili paraqiti peticionin e tij më 24 gusht dhe deklaroi se po e bënte ndryshimin për arsye personale.

Artisti, 44 vjeç, publikoi një album të tetë të titulluar “Ye” në qershor të vitit 2018. Ka qenë emri i tij në Twitter për ca kohë.

Po atë vit, këngëtari tha në një intervistë me drejtuesin e radios Big Boy se ai beson se “Ye” është “fjala më e përdorur në Bibël dhe tha se në Bibël do të thotë “Ti”.

Gruaja e “Ye”, aktualisht e njohur si Kim Kardashian West, ka ruajtur mbiemrin e tij të mëparshëm pavarësisht zërave për divorc, madje duke e përdorur atë për paraqitjen e saj në SNL javë më parë. Është e paqartë nëse ylli i “Keeping Up With the Kardashians” do të vazhdojë tani me “Ye”.

Dyshja ndërkaq bënë kërkesën për divorc në muajin shkurt. Ata kanë së bashku katër fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat