Lori Hoxha ka ditëlindjen dhe urimin më të veçantë e mori nga Sara

Mediale Vip

Lori Hoxha ka ditëlindjen dhe urimin më të veçantë e mori nga Sara

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:48
Lori dhe Sara Hoxha

Lori Hoxha feston sot ditëlindjen dhe Instagrami i saj është mbushur plot me urime. Mes gjithë mesazheve dedikuar Lorit, njëri dallonte dhe nuk kishte nga të ishte tjetër, veçse nga motra e saj, mikesha e saj dhe këshilluesja e saj më e mirë, Sara.

Përkrah një fotoje të të dyjave së bashku, Sara Hoxha shkroi:

“Gjatë vitit të kaluar të kam parë të rritesh dhe të bëhesh njeriu që kam dëshiruar gjithmonë që të bëhesh. Dikush që është e sigurt në hapat e saj, që nuk ka nevojë për askënd që ta udhëheqë në rrugën e saj, që e di se sa i pastër është shpirti i saj dhe bën gjithçka që mundet për ta mbajtur në atë mënyrë.

Sot ti je gruaja që është gati të pushtojë botën dhe t'u tregojë të gjithëve se nga është bërë. Dhe kur vjen puna tek ne të dyja, gjithmonë do të jetë kështu; ti më mban dorën dhe unë e mbaj tënden në gjithë këtë. Vazhdo të jesh kaq e zonja, kaq e ndritshme dhe kaq e guximshme. Gëzuar ditëlindjen L.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat