Mozzik dhe Noizy publikojnë bashkëpunimin “Bonjour Madame”

Mediale Vip

Mozzik dhe Noizy publikojnë bashkëpunimin “Bonjour Madame”

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 08:28
Mozzik dhe Noizy

Dy reperët e njohur, Noizy dhe Mozzik, kanë publikuar në orët e para të së premtes këngën e saj më të re.

“Bonjour Madame”, mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Muzika është realizuar nga Rvchet dhe Rzon Pellumb beats, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet interpretuesit e këngës.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja vijnë me një performancë mjaft interesante.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Mozzikut dhe Noizyt, të cilët vetëm pak orë para se të publikonin këngën, i përshëndetën fansat e tyre përmes një lidhjeje direkte me ta në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat