Beniada Nishani bën veprimin e papritur, lëpin në faqe Ilir Shaqirin! Ja reagimi i balerinit

Mediale Vip

Beniada Nishani bën veprimin e papritur, lëpin në faqe Ilir Shaqirin! Ja reagimi i balerinit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 08:40
Beniada Nishani

Prova javore këtë herë për banorët e “Big Brother VIP” është që të mbajnë veshur një triko të bërë enkas për dy persona. Secili prej tyre zgjodhi rastësisht partnerin që do të kenë në krah, duke u ndarë dyshe-dyshe.

Një ndër “çiftet” e krijuara ishte Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani. Mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonin në oborrin e shtëpisë së bashku me Granitin, Arditin, Fifin dhe me Sabianin, Beniada bëri një veprim të papritur.

Image

“Na çmene me këtë italishten mu në vrimë të veshit!”, i tha Iliri Beniadës në një moment kur ajo nuk po dinte se si të shprehej në shqip për shenjat e horoskopit.

Biondja seksi u kthye nga ai me fytyrë dhe i dhuroi një puthje në faqe balerinit. Por fill pas kësaj, ajo e lëpiu. Kjo shkaktoi të qeshura nga banorët e tjerë, që nisën ta ngacmonin Nishanin. E vënë në siklet, Beniada tha:

“Ua, kemi atë kamerën përpara. Uaaa, goca, gruaja. Na falni! Ngacmuesja unë…”.

Ndërkohë, Iliri për pak qëndroi si i ngrirë e më pas nisi të bënte shaka duke kënduar: “O moj bluzë, o moj bluzë! Ç’na bëre?! Kur s’ke nga ja mban!”, e më pas shtoi: “Dëgjo, unë do iki të lahem tani, hajde deri te dera e dushit. Do presësh, s’ke ç’bën se më duhet triko”.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat