Ndarja mes Icardi-t dhe Wanda-s është e vërtetë apo thjesht një lojë për të marrë vëmendjen e të gjithëve?

Mediale Vip

Ndarja mes Icardi-t dhe Wanda-s është e vërtetë apo thjesht një lojë për të marrë vëmendjen e të gjithëve?

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:59
Icardi dhe Wanda Nara

Ditët e fundit është përfolur shumë në rrjet për një ndarje të mundshme mes çiftit të famshëm, Icardi-t dhe Wanda Nara-s.

Para disa ditësh Wanda publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shkruante:

Ke shkatërruar një familje tjetër për shkak të një ku**e.

Kjo mjaftoi që rrjeti të ziente nga dyshimet se dyshja mund t’i kenë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë. Mesazhi i saj menjëherë u përkthye si një tradhti nga ana e Icard-it dhe për këtë arsye ky lajm mbushi titujt e mediave.

Thuhet se Wanda Nara zbuloi disa mesazhe intime të dërguara midis burrit të saj, Mauro Icardi dhe China Suarez, një aktore nga Argjentina.

Në mënyrë ironike episodi filloi kur Icardi kërkoi të shihte mesazhet private të gruas së tij, pasi ai ishte i shqetësuar për diçka vetë.

Situata pastaj u përmbys kur ajo ra dakord me kushtin që ajo të mund të shihte të tijin, dhe këtu ajo zbuloi mesazhin që supozohej të ishte me China Suarez.

Më herët, aktorja ka thyer heshtjen dhe ka dhënë versionin e saj të historisë përmes një postimi në Instagram.

“Unë po e shkruaj këtë për të ndalur gënjeshtrat, dhunën dhe shikimet shtrembër në ndërtimin e një historie të manipuluar për të bërë të kaloj edhe një herë, si cjapi te kasapi. Është e lehtë të më bësh të ndihem keq duke mi kaluar mua përgjegjësitë. Çmimi i mbrojtjes së imazhit të një familjeje paguhet nga unë, jo nga ai që bërë gabimin. Kështu të gjitha janë në rregull. Çdokush që përfiton nga kjo situatë në kurriz të jetës dhe karrierës sime përsonale do të paditet për riprodhimin e informacionit të rremë. Ajo që ndodhi nuk është një situatë që e kam filluar unë, as nuk e kam nxitur, as provokuar. Unë jam lidhur me burra sepse i kam besuar ato që kanë thënë, se ata ishin të ndarë ose do të ndaheshin së shpejti,”  përfundon ajo. 

Nga ana tjetër, Icardi poston herë pas here foto me bashkëshorten e tij, duke bërë lëmsh gjithë rrjetin.

Por a është kjo një lojë e dyshes për të marrë më shumë vëmendjen e mediave?

Që prej 4 vitesh mediat po aludojë për ndarje mes Wanda dhe Icardi-t, por deri më tani asgjë nuk vërtetuar apo konfirmuar.

Shumë dyshime kanë lindur në lidhje me raportin e dyshes dhe tek e fundit kjo është bota e showbiz-it dhe mbase për to paraja dhe vëmendja është primare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat