Pas aksidentit tragjik në xhirime të Alec Baldwin, reagojnë familja e Bruce Lee-s

Mediale Vip

Pas aksidentit tragjik në xhirime të Alec Baldwin, reagojnë familja e Bruce Lee-s

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:12
Alec Baldwin,Brandon Lee

Të afërmit e aktorit të ndjerë Brandon Lee shkuan në Twitter të enjten për të komentuar tragjedinë në xhirimet e filmit “Rust” të aktorit Alec Baldwin, i cili vrau pa dashje me armë zjarri drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins kur shkrepi me armë në xhirime.

Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në shesh-xhirimin e filmit në New Mexico dhe gjithashtu plagosi regjisorin Joel Souza, vjen 28 vjet pasi Brandon Lee u vra në xhirimet e filmit “The Crow” në rrethana shumë të ngjashme, shkruan DailyMail.

Një postim në Twitter nga një llogari e drejtuar nga motra e Lee, Sharon Lee, citonte: “Zemrat tona shkojnë me fa miljen e Halyna Hutchins dhe Joel Souza dhe të gjithë të përfshirët në incidentin në ‘Rust’. Askush nuk duhet të vritet kurrë nga një armë në një shesh-xhirim”.

Lee, djali i ikonës së arteve marciale, Bruce Lee, vdiq në moshën 28 vjeçare më 31 mars 1993 gjatë xhirimeve që po zhvilloheshin në Karolinën e Veriut. Ai u godit për vdekje me një fishek 44 milimetërsh, pasi një aktor qëlloi drejt tij me një armë zjarri që mendohej se nuk ishte e mbushur me fishekë.

Brandon ishte një yll në rritje përpara se një nga vdekjet më tragjike në historinë e Hollywoodit t’i shkurtonte jetën.

Në tragjedinë e së enjtes në Bonanza Creek Ranch, Policia e Qarkut konfirmuan vdekjen e Hutchins, 42 vjeçe, e cila ishte dërguar në Spitalin e Universitetit të New Mexicos ku u shpall e vdekur.

Souza, 48 vjeç, vazhdon të trajtohet në Qendrën Mjekësore Rajonale “Christus St. Vincent”.

Baldwin, 68 vjeç, u pa duke qarë në xhirime, sipas mediumit The Santa Fe New Mexican. Zëdhënësi i zyrës së policisë, Santa Fe, Juan Ríos i tha mediumit se Baldwin foli me dëshirë me hetuesit dhe dha një deklaratë për atë se çfarë kishte ndodhur.

Rios i tha gazetës: “Ne po e trajtojmë këtë si çdo hetim tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat