Blero dhe Afrona Dika na japin një lajm të ri

Mediale Vip

Blero dhe Afrona Dika na japin një lajm të ri

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:23
Blero dhe Afrona Dika

Ata janë një nga çiftet shqiptare që admirohen tejet shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për këngëtarin Blero Muharremi dhe bashkëshorten e tij, Afrona Dika, që tashmë janë prezentë mjaftueshëm ne faqet rozë e rrjetet sociale.

Së fundmi ka qenë blogerja e njohur që ka ndarë një imazh në InstaStory, me të cilin ka bërë kuriozë fansat.

Ajo shfaqet përkrah partnerit duke thënë se diçka e re po vjen së shpejti, por që nuk ka zbuluar më shumë detaje.

Sidoqoftë, do shohim në vazhdim se për çfarë saktësisht është fjala – një projekt të ri muzikor apo një fotosesion së bashku.

Blero nga ana tjetër këtë vit solli disa këngë e bashkëpunime që morën miliona klikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat