Jonida Vokshi na tregon çelësin e suksesit për një lidhje në distancë

Mediale Vip

Jonida Vokshi na tregon çelësin e suksesit për një lidhje në distancë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:25
Jonida Vokshi

Jonida Vokshi është hapur për jetën e saj private në një intervistë në “Natë me Aulonën” ku ka treguar vështirësitë e lidhjes së saj me bashkëshortin, Besnik Krapi.

Gjërat nuk kanë qenë aq të lehta, madje me shumë pasiguri e lot, por në fund dashuria ka triumfuar.

“Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë. Ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim”, tha Jonida duke shtuar se në marrëdhënien me të, ka qarë shumë herë për shumë arsye.

Ajo gjithashtu ka treguar se para se të njihte Besnikun, refuzonte kategorisht të mendonte për një lidhje në distancë, por tashmë ata të dy duken një çift i konsoliduar dhe dashuria e tyre është bekuar edhe më një vajzë, të cilën e kanë quajtur Emi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat