Adele jep lajmin e bukur

Mediale Vip

Adele jep lajmin e bukur

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:17
Adele

Këngëtarja e njohur, Adele ka shpallur datat e koncerteve të saj në 2022 në Londër, që do të jenë shfaqjet e saj të para në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2017.

Lajmin e ndau vetë këngëtarja përmes një foto të saj, shoqëruar me fjalët “Hyde Park London” dhe me datat e koncerteve 1 dhe 2 korrik 2022.

Rikthimi i Adelës me këngën “Easy On Me”, e publikuar më 15 tetor, është në krye të top listave muzikore në Britaninë e Madhe për javën e dytë.

Kjo është kënga e parë nga albumi i saj “30”, i cili do të dalë në shitje nga 30 nëntori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat