Aktorja e njohur kujton momentin e vështirë kur solli në jetë vajzën

Mediale Vip

Aktorja e njohur kujton momentin e vështirë kur solli në jetë vajzën

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:09
Gwyneth Paltrow, Apple Martin

Aktorja Gwyneth Paltrow ka zbuluar për herë të parë se lindja e vajzës së saj, Apple Martin, ishte shumë e vështirë, pasi të dyja rrezikonin të vdisnin.

Sipas “Daily Mail”, aktorja tregoi se ka bërë dy prerje cezariane për të sjellë në jetë dy fëmijët e saj, 17 dhe 15 vite më parë, operacione që i kanë lënë një shenjë të madhe.

“Lindja e vajzës sime ishte një emergjencë, ishte çmenduri, gati sa nuk vdiqëm. Sidoqoftë, kam një shenjë të madhe në trup dhe them me vete, ‘Oh uau, kjo nuk ka qenë këtu”- tha ajo në podcastin “Armchair Expert”.

 

Kur po fliste për periudhën pas lindjes, Paltrow kritikoi mediat sociale për prezantimin e një realiteti që nuk mund të ekzistojë.

“Falë Zotit nuk kishte Instagram kur unë linda fëmijët, sepse tani njerëzit thonë: ‘Oh, sapo linda dy javë më parë dhe kam një bark krejtësisht të sheshtë’. Ndërsa unë them: ‘Uau, unë nuk dukesha kështu dy javë pas lindjes’. Pa dashur të paragjykoj, por tani ne po ushqehemi me këto imazhe që tregojnë se si duhet të dukemi gjatë gjithë kohës, me apo pa bebe.”,- përfundoi ajo.

Kjo deklaratë vjen pasi Gwyneth zbuloi se djali i saj adoleshent nuk është aspak i turpëruar nga sipërmarrjet e saj të reja, pasi nisi një biznes vibratorësh dhe lodrash seksi.

Në një intervistë në The Ellen Show, ylli tha se në fillim djali i saj ndau frikën e tij rreth biznesit të saj, por më pas shtoi: ‘Jo, kjo është e mrekullueshme – ju po i bëni njerëzit të mos ndihen të turpëruar të blejnë diçka dhe kjo është e mrekullueshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat