Zbulohet gjinia e fëmijës, 'Doktori i mrekullive' baba për herë të parë

Mediale Vip

Zbulohet gjinia e fëmijës, 'Doktori i mrekullive' baba për herë të parë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:54
Taner Olmez

Aktori i famshëm, Taner Olmez, i njohur për rolin e Ali Vefa-s në serialin “Doktori i mrekullive”, së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Prej një kohe të gjatë, Olmez jeton dashurinë me partneren e tij Ece Çe?mio?lu, me të cilën u martua në qershor në një ceremoni të ngushtë miqsh e të afërmish.

Lajmi që Ece Çe?mio?lu është shtatzënë ka gëzuar të gjithë fansat e çiftit, të cilët kanë nisur urimet për çiftin e njohur.

Taner Olmez, i cili aktualisht ka nisur sezonin e dytë me seritë e ‘Alef’, në një deklaratë të fundit për mediat, tha se është shumë i lumtur që po bëhet baba për herë të parë.

Gjinia e fëmijës ka qenë gjithashtu një temë tjetër që ka ngjallur interes në rrjet. Sipas raporteve të fundit, çifti do të bëhen prindër të një vajze. Taner Olmez mezi po pret të gëzojë statusin e babait të një vajze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat