Anna Gjebrea prezanton klipin e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision Junior 2021’

Mediale Vip

Anna Gjebrea prezanton klipin e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision Junior 2021’

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:32
Anna Gjebrea

Anna Gjebrea talentin e ka në gjak dhe këtu nuk e kemi fjalën veç për zërin melodioz, por edhe për energjinë dhe çiltërsinë para kamerave. Pa droje, me gëzimin e një fëmije që pak nga pak po prek ëndrrat e saj, Anna i tregoi Shqipërisë klipin e saj të parë muzikor me këngën që e bëri fituese të ‘Junior Fest Albania’.

Ky klip do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision Junior 2021’.

‘Stand by you’, është këngë në shqip, xhiruar këtu, me energjinë e rinisë shqiptare që do përfaqësohet nga Anna.

Me seriozitetin e një të rrituri dhe dashurine e pasionin e hapave të parë të punë, këngëtarja e vogël i premton shumë artit dhe muzikës së mirë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat