Producenti Jetmir Agaj tregon si i shkoi Fero në studio dhe e sulmoi

Mediale Vip

Producenti Jetmir Agaj tregon si i shkoi Fero në studio dhe e sulmoi

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 20:34
Fero dhe Jetmir Agaj

Sot u raportuar për sulmin që iu bë producentit Jetmir Agajt, në studion e tij, nga reperi Feronit Shabani – Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishin.

Fero dhe Ibishi tashmë janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të refuzimit të producentit Agaj për të bashkëpunuar me Feron.

Jetmir Agaj në një prononcim për Sinjalin ka rrëfyer ngjarjen që ndodhi në studion e tij dhe arsyet se pse u sulmua.

Ai tha se Fero i shkoi në studio dhe i tha se “pse nuk po më thirrë me punu bashkë”. E në momentin që Agaj ia ka kthyer se “kemi punë të tjera”, ai e ka goditur me armë në kokë/

“Kam qenë në studio, duke punu me artista t’mi, edhe veç ka hy (Fero) në studio, edhe më tha “pse s’po më thirrë me punu”. I thash kemi punë tjera. Ai më tha une vi kur du, une i thash ndërro qasjen. Aty e nxori revolen e sigurimit tij, m’ka goditë në kokë. Edhe janë largu, kanë ikë nga studio. Më tha mos gabo me lajmëru këtë rast. Veç pse i kam thënë qe nuk të bëj këngë në studio. Edhe ma herët e kam refuzu. Azetin, Ledrin, Dhuratën e shumë të tjerë i menaxhojmë në “SBS Music Entertainment”. Probleme s’kemi. “, tha Agaj/

Ndërsa pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros mësohet se ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat